Të ftuar në emisionin sportiv “Kampionët e Botës” në TV Klan, trajneri i Shqipërisë U-21 dhe legjenda e Kombëtares në fazën ofensive, Alban Bushi dhe ish-trajneri Skënder Gega janë “përplasur” me nota humori në “quiz”-in e zhvilluar nga moderatorja Marina Vjollca.
“Meseleja” u bë pyetja se në cilin viti Argjentina nuk ishte kualifikuar në Kupën e Botës.
Marina Vjollca: Në cilin vit Argjentina nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës?
Skënder Gega: Në 1970.
Marina Vjollca: 1 – 0 për Gegën.
Alban Bushi: Bravo që e gjete, ti je ditë e fundit sot? Është hera e parë që gjen një përgjigje të ‘quiz”-it. Është dita e 10-të.
Skënder Gega: Kam studiuar gjithë natën.
Alban Bushi: Ta ka dhënë 100% (Marina Vjollca), se tha bravo! Është hera e parë që e gjen një përgjigje. Bravo, s’po them gjë.
Skënder Gega: Pse po më bën presion ti mua?
Alban Bushi: Ca presioni! Unë nuk bëjë presion, jam nga Vlora (qesh).





