​Debati për Zvërnecin, Dua Lipa kritikon Qeverinë shqiptare: Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare.

Gjatë episodit më të fundit të podcast-it të saj, “Service95 Book Club”, ku e ftuar ishte shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi, Dua Lipa shprehu shqetësimin e saj mbi qeverisjen, duke u ndalur specifikisht te vendimet e ndërmarra pa transparencë me publikun.

Duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, këngëtarja e vendosi fokusin te ndryshimi i ligjit 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Sipas Lipës, këto ndryshime ligjore rrezikojnë pasuritë natyrore të vendit, duke përmendur konkretisht impaktin negativ që këto politika mund të kenë në lagunën e Vjosë-Nartës dhe pasojat e mundshme të projekteve për ndërtime luksoze në zonën e Zvërnecit.

Lajme të tjera |  “Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pa një konsultim publik”, shprehet Dua.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us