Roberto Mancini u mendua si zgjedhja e Italisë për stolin e kombëtares, kur pak kohë më parë u njoftua dhe gjetja në princip e akordit me 61-vjeçarin për t’u rikthyer.
Mirëpo, duket se me emërimin në strukturat drejtuese të Paolo Maldinit dhe Leonardos, gjërat kanë ndryshuar dhe profili i tij mund të zbehet nga një tjetër kandidat. Mediat italiane shkruajnë se dëshira e ikonës kuqezi, pra Maldinit, për stolin e “Azzurrëve” mbetet Pep Guardiola.
Spanjolli u largua nga Manchester City dhe është momentalisht në periudhë pauze, por një oferte nuk do t’i thoshte “JO”. E vetmja pengesë qëndron paga me të cilën paguhet Guardiola, diçka që duhet të zgjidhet nga Maldini për të mos e humbur si alternativë “luksi”. Opsioni B, sakaq, mbetet Antonio Conte, ndërsa Mancini do të vlerësohet në rastin më të largët.





