VIDEO/ “Nuhatja” drejt golit nuk gabon! Ish-i i Partizanit e bën “sefte” në debutimin me ekipin ukrainas

Tedi Cara e ka nisur mbarë debutimin me ekipin e tij të ri, ukrainasit e LNZ Cherkasy. Sulmuesi shqiptar shënoi të parin e sfidës miqësore që skuadra zhvilloi përballë MTK Budapest, fituar me rezultatin “poker”, 4-0.

Ashtu siç pritej, Cara kombinon mjaft mirë me shokun e skuadrës dhe në fund çon topin në fundin e rrjetës.

Pamjet nga aksioni i golit i ka shpërndarë vetë klubi ukrainas në rrjetet sociale, ndërsa shihet “nuhatja” e saktë që ish-i i Partizanit ka drejt golit, që rrallë herë gabon.

Kjo statistikë vërtetohet edhe tek numri i golave të shënuar tek Oleksandryia, ekipi nga i cili zgjodhi të largohej. Plot 12 të shënuar dhe 5 të “gatuar” në 43 ndeshje gjithsej.

Lajme të tjera |  La Superioren dhe u transferua në klubin përtej kufijve, Dejvi Bregu "euforik" për aventurën e tij të re (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us