Kërkon përmbysjen e rezultatit 0-1, Ilir Daja para Astanës: Është e bukur dhe e vështirë të luash kundër tyre

Pas humbjes 0-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet të enjten me Astanën, në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të luhet në Kazakistan, nis në orën 17:00. Në prag të këtij dueli ka folur dhe trajneri Ilir Daja.

“Është një ndeshje, që ashtu si e para, ka vështirësitë e veta. E shton më shumë vështirësinë avantazhi i fitores në ndeshjen e parë nga Astana. Por kur është e vështirë, ndonjëherë është më e bukur, kur realizohet objektivi.

Para dy vjetësh, në drejtimin e Ballkanit, kam ndjerë mikpritjen këtu në Kazakistan. Astana nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit aktual ka një manovër të konsoliduar. Mendoj se është e bukur edhe e vështirë njëkohësisht të luash kundër Astanës”, është shprehur Ilir Daja.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dinamo mbush arkën, kualifikimi në Europë sjell qindra mijëra euro (SHIFRA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us