Dinamos së Ilir Dajës i shtrohet rruga, kundërshtarët e radhës në Europë nuk trembin “nëndetësen” e Shqipërisë

Dinamo ka eliminuar Astanën në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ekipit të Ilir Dajës i duhej një mrekulli, pasi në përfundim të 45 minutave ishte në disavantazh të një goli në transfertë.

bandicam 2026-07-16 19-41-22-917

Duke pasur parasysh edhe humbjen në ndeshjen e parë, dy gola duheshin fillimisht për t’u kthyer në lojë. Dinamo e mbylli pas “extra time” me rezultatin 1 me 4 dhe siguroi kalimin në turin e dytë.

Kundërshtari i radhës do të dalë nga humbësi i sfidës Alumini-Sherif Tiraspol në turin e parë të Ligës së Europës. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar 0 me 0.

Takimi i kthimit do të nisë sot(16 korrik) prej orës 20:00. Dinamo ka mundësinë e artë për të vazhduar rrugëtimin dhe për të synuar turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Lajme të tjera |  E shohin si fajtorin kryesor për humbjen ndaj Argjentinës, Thomas Tuchel s’bën pas: Ja pse u kthyem në mbrojtje pasi shënuam golin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us