ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur” te Tirana, largohet “arkitekti” i bardhebluve! Ka drejtuar edhe Kombëtaren

Klubi Shumësportësh Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Erkand Karaj. Pas 8 vitesh dhe titullit si kampion në edicionin 2022-2023, sikurse Superkupën e Shqipërisë në 2023, mbyll kapitullin me bardheblutë e kryeqytetit në pozitën e trajnerit të basketbollit për meshkuj.

Po ashtu, në nëntor të vitit 2023, u emërua edhe “timonier” te Kombëtarja shqiptar në basketboll, meshkuj. “Faleminderit, Profesor Erkand!

Erkand Karaj, pas 8 vitesh në drejtimin e ekipit të basketbollit për meshkuj, largohet nga ky pozicion për të vijuar kontributin e tij në një tjetër rol të rëndësishëm brenda klubit.

KS Tirana e falënderon profesor Erkandin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar ndër vite, si edhe për të gjitha sukseset e arritura së bashku me ekipin. Mirënjohje për gjithçka dhe shumë suksese në rolin e ri!”, ka shkruar klubi bardheblu.

Lajme të tjera |  Kërkon përmbysjen e rezultatit 0-1, Ilir Daja para Astanës: Është e bukur dhe e vështirë të luash kundër tyre

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us