ZYRTARE/ Ka shkëlqyer në Superiore me Partizanin, ish-sulmuesi i kuq nis aventurën e re në Kategorinë e Tretë

William Cordeiro është futbollisti më i ri i CSM Unirea Alba Iulia. Sulmuesi 33-vjeçar vendosi që të largohej nga Besa e Kavajës, për të nisur një aventurë të re në Ligën e 3-të të Rumanisë.

Me klubin e ri, braziliani ka firmosur kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërkohë që ka edhe opsionin e rinovimit të kontratës, edhe për një tjetër vit.

Kujtojmë se Cordeiro është mjaft i njohur në Shqipëri, pasi ka luajtur me Kukësin, Partizanin, Laçin dhe Besën. Gjithashtu, brazilian ka fituar 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1 Superkupë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Përmbysje “magjike” në Conference League! Dinamo kalon Astanën mes 5 golash, 124 minutash dhe “lumë” kartonësh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us