Aventurë e shkurtër te rivalët e Superiores, sulmuesi rikthehet sot në stërvitje me Partizanin

Rrok Toma do të rikthehet ditën e sotme te Partizani. Burime për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi 22-vjeçar mbyll aventurën me Vllazninë, ku ishte i huazuar për Kupat e Evropës.

EKSKLUZIVE/ Aventurë e shkurtër te rivalët e Superiores, sulmuesi

Rrok Toma te Vllaznia

Me eliminim që në fazën e parë të shkodranëve nga Conference League, kështu sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21 do të rikthehet në “fole”. Pikërisht sot, Toma bashkohet me ekipin e kuq.

Pritet të shihet e ardhmja e Rrok Tomës dhe nëse trajneri i ri i “Demave”, Florin Bratu ka plane për të. Kujtojmë se sulmuesi në fjalë, ftohet rregullisht nga trajneri Alban Bushi në Kombëtaren shqiptare U21.

Lajme të tjera |  Humbje që “dhemb” shumë, tifozët e Vllaznisë “shpërthejnë” KEQ! Asnjë “mëshirë” për presidentin Xhaferi dhe trajnerin Martini

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us