E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Kristjan Asllani do të udhëtojë me Interin për fazën përgatitore në Gjermani. “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se pavarësisht kësaj, do të largohet në momentin kur të mbërrijë oferta e duhur.

bandicam 2026-07-17 14-35-51-759

Deri tani asgjë nuk ka kënaqur Interin. Ndaj dhe Asllani do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës në pritje të zhvillimeve të reja.

Fakt është se Interi tashmë është i gatshëm për ta lënë të lirë Asllanin për një shifër rreth 10 milionë euro. Ka pasur interes nga klubet në Itali, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit me opsionin e blerjes së kartonit.

Asllani nuk qëndroi nën urdhrat e trajnerit Kivu gjatë edicionit të kaluar. Fillimisht kontribuoi te Torino dhe më pas te Beshiktashi.

Lajme të tjera |  Dinamos së Ilir Dajës i shtrohet rruga, kundërshtarët e radhës në Europë nuk trembin “nëndetësen” e Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us