Përkrah statujës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Dinamo mesazh rivalit në raundin e dytë të Conference League

Pas kualifikimit në raundin e dytë të Conference League, skuadra e Dinamos ka filluar përgatitjet për rivalin e ardhshëm në këtë kompeticion. “Blutë” e kryeqytetit do të përballen me Aluminij të Sllovenisë.

Dinamo në rrjetet sociale, i ka adresuar mesazh ekipit slloven, ndërsa shkruan: “Përshëndetje Aluminij, shihemi së shpejti”.

Në sfond qendron statuja e heroit legjendar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e cila përkon me sheshin që mban këtë emër dhe është një simbol shumë i rëndësishëm që përkon me qendrën e Tiranës.

Sfida e parë do të mbahet në “Sportni park Aluminij”, transfertë për skuadrën e Ilir Dajës, kurse e kthimit në Tiranë, “Air Albania”.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U transferua me bujë në Rrogozhinë, Egnatia i jep lamtumirën një tjetër kampioni

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us