Messi-Yamal dhe “misteri” i numrit 19, rastësitë që i lidhin para finales së Botërorit

Lionel Messi dhe Lamine Yamal do të përballen për herë të parë në karrierë në finalen e Kupës së Botës, por përpara kësaj përballjeje po tërheq vëmendje një detaj i veçantë: numri 19.

Dy yjet e futbollit janë të lidhur shpesh me këtë numër. 19 vite më parë, Messi dhe Yamal u shfaqën në fotografinë e famshme ku argjentinasi mbante në krahë talentin e vogël spanjoll.

Për më tepër, të dy kanë debutuar në Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare dhe kanë mbajtur fanellën me numrin 19 gjatë turneut.

Ky numër ka qenë gjithashtu pjesë e historisë së tyre te Barcelona, me Messin që e veshi përpara se të bëhej simbol i numrit 10, ndërsa Yamal e mbajti para se të merrte të njëjtin numër.

Një tjetër rastësi është se finalja e Botërorit do të zhvillohet më 19 korrik. Ndërkohë, Argjentina ka shënuar 19 gola në këtë edicion, ndërsa Yamal numëron 18 gola dhe asistime, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin para sfidës së madhe.

Lajme të tjera |  Përkrah statujës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Dinamo mesazh rivalit në raundin e dytë të Conference League

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us