Zyrtarizohet axhenda/ Egnatia kërkon të shkruajë historinë, kualifikimi ndaj sllovenëve siguron grupet

Egnatia do të përballet me Çeljen si kampione e Sllovenisë në takimin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Kjo sfidë është rezervuar për turin e dytë, pasi u eliminua Petrokub.

Screenshot 2026-07-17 134216

UEFA ka zyrtarizuar axhendën. Kështu takimi i parë me Çeljen do të luhet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, pikërisht më 22 korrik prej orës 21:00.

Sa i përket sfidës së kthimit do të zhvillohet në “Stadion Celje”. E marta e 28 korrikut prej orës 20:15 do të vendosë se cila skuadër kalon më tej.

Shorti për rivalin e mundshëm të turit të tretë të Ligës së Kampioneve do të hidhet më 20 korrik(e hënë) prej orës 12:00. Lajmi i mirë është se Egnatia do të vendoset në vazon e favoritëve.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dje njoftoi largimin “rrufe” të trajnerit, klubi i Tiranës nuk vonon dhe prezanton të riun

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us