Dinamo u kualifikua në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti Astanën.

Tashmë do të përballet me NK Aluminij dhe nëse do arrijë të kalojë në turin e tretë e pret përballje edhe më e vështirë. Ndërkohë janë ndarë dhe mini grupet, ku skuadra e Ilir Dajës pozicionohet në atë jofavorit.
Çifti i vetëm i favorshëm do të jetë nëse i bie fituesi i Dinamo Tbilisi-Zalgiris, duke qenë se skuadrat e tjera si FCSB, Makabi, PAOK ose Dinamo Kiev janë relativisht shumë të forta. Dinamo do të mësojë fatin e saj në orën 14:00 kur të hidhet shorti.
Katër çiftet që janë rival i mundshëm i Dinamos në short:
FCSB-FK Auda
Dinamo Tbilisi-FK Zalgiris
Dinamo Kiev-PAOK
Sherif Tiraspol-Makabi Tel-Aviv





