Goditi me grushte Gavin pas humbjes në finale, mesfushori Paredes tregon arsyen: Foli keq për Leo Messin, tha se nuk e ndihmuan dot arbitrat dhe VAR-i (VIDEO)

Mesfushori i Argjentinës, Leandro Paredes u bë protagonist pas përfundimit të finales ndaj Spanjës. Nervat e humbjes 1-0, por edhe një “provokim” i Gavit siç tregon vetë argjentinasi, sollën që mesfushori amerikano-jugor të godiste me grushte atë spanjoll. Paredes ka treguar zanafillën e gjithë situatës.

“Gavi erdhi tek unë pas ndeshjes, kur ata po festonin. Ai më pa në sy dhe më tha në spanjisht se asnjë arbitër apo VAR nuk e ndihmoi Leo Messin sot. Unë nuk e injorova dot. Ishte mungesë respekti, sidomos pasi ndeshja kishte përfunduar.  Unë shkova drejt tij dhe e godita me grusht në fytyrë. Unë nuk do të qëndroja atje dhe të lejoja një fëmijë të fliste për Messin ashtu.

Pas kësaj, gjithçka u përshkallëzua. Lojtarët nga të dyja skuadrat u futën në fushë, kishte shtyrje, ulërima dhe të gjithë po përpiqeshin të mbronin shokët e tyre të skuadrës. Këto gjëra ndodhin kur emocionet janë të lartë pas një finaleje Botërori. Nuk jam krenar me veten për atë që ndodhi, por nuk lejoj askënd që të tregojë mungesë respekti për Messin”, tha Paredes.

Lajme të tjera |  Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us