Vusal Isgandarli është futbollist i Malishevës, me të cilët ka bërë paraqitje pozitive edhe në Conference League. Megjithatë, duket se 30-vjeçari azer nuk e heq dot Partizanin nga jeta e tij.
Edhe pse tani është një “ish” i kuq, Isgandarli ka zgjedhur që foton e profilit në rrjetin social “Instagram” mos ta ndryshojë. Ai ka lënë një foto, në kohën kur ishte pjesë e “Demave të Kuq”, edhe pse tani luan për skuadrën e Superligës së Kosovës.
Profili i Vusal Isgandarli në “Instagram”
Kujtojmë se azeri ka një të shkuar në Superiore, jo vetëm me Partizanin. Ai është aktivizuar edhe për Egnatian, me të cilët ka shënuar 6 gola e ka asistuar në 2 të tjerë, në 20 ndeshje.





