ZYRTARE/ U afrua me bujë të madhe te Partizani, mesfushori që ka luajtur me Kombëtaren prish kontratën me të kuqtë: Largohem për arsye të…

Kamer Qaka nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Mesfushori e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku shkruan se për arsye financiare është arritur në përfundimin që palët të ndajnë rrugët.

Më pas, ai falenderon të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që e mbështetën në këtë aventurë të shkurtër tek “Demat”.

31-vjeçari u afrua me bujë të madhe tek klubi kryeqytetas më 14 janar, ndërsa u aktivizua vetëm në 13 ndeshje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Tashmë, futbollisti i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë, mbetet një “okazion” për skuadrat në Shqipëri, por nuk përjashtohen edhe mundësia përtej kufijve.

POSTIMI:

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Nuk ka transferim në Spanjë, merr tjetër “kthesë” e ardhmja e Jasir Asanit, sulmuesi surprizon me vendimin për klubin e ri

“Unë dhe klubi kemi rënë dakord së bashku për të prishur kontratën time, për shkak të arsyeve financiare.

Falenderoj shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë që më kanë mbështetur. I uroj klubit më të mirat për të ardhmen”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us