SPAK “zbarkon” në Bashkinë e Tiranës, kontrolle dhe sekuestrime

Struktura Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor në Bashkinë e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se agjentë të SPAK kanë kryer kontrolle në ambientet e bashkisë, si dhe kanë sekuestruar dokumente në kuadër të veprimeve hetimore.

Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi çështjen konkrete me të cilën lidhet ky operacion, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga SPAK.

Lajme të tjera |  Malaj: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7%! Nafta mbi 200 lekë/litër mund të rikthejë Bordin e Transparencës?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us