E KRYER/ Federata “harron” Paolo Maldinin, gati emri i ri për rolin e drejtorit teknik

Claudio Ranieri do të jetë drejtori teknik i ri i Federatës Italiane të Futbollit. Pas dorëheqjes së Paolo Maldinit, Federata në fjalë ia beson postin e rëndësishëm një ish-trajneri të njohur.

E KRYER/ Federata “harron” Paolo Maldinin, gati emri i ri për

Claudio Ranieri

Kështu, pas emërimit të Roberto Mancinit si trajner, vjen radha e 74-vjeçarit si drejtor teknik, duke krijuar një fytyrë të re të Federatës së Italisë. Ranieri ka rënë dakord, ndërsa pritet firma dhe më pas zyrtarizimi.

Kujtojmë se Ranieri është i papunë që prej shkarkimit që klubi i Romës i bëri. Pikërisht në klubin kryeqytetas të Italisë, ai mbajti postin e Këshilltarit të Menaxhimit, por aventura zgjati pak.

Lajme të tjera |  Skënderbeu ia bën “bum” në merkato, gati firma me ish-kampionin e Tiranës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us