Zinedine Zidane është trajneri i ri i Francës. Tashmë gjithçka ka marrë trajtë zyrtare, pas njoftimit të Federatës franceze të Futbollit.
54-vjeçari pason në këtë detyrë Didier Deschamps, i cili mbylli ciklin e tij pas Kupës së Botës. Kjo do të jetë përvoja e parë për Zidane në nivel kombëtaresh, pasi në “CV”-në e tij rezulton vetëm Real Madrid, skuadër të cilën e drejtoi në sezonet 2016-2018 dhe në atë 2019-2021.
Me madrilenët ai fitoi plot 11 tituj të rëndësishëm, ndërsa tashmë për të nisin të tjera përgjegjësi akoma më madhore, në Francën e yjeve.





