Ernest Muçi në radarin e Napolit dhe Aston Villas, Trabzonspori vendos çmimin për sulmuesin

Ernest Muçi është pjesë e Trabzonsporit në Turqi, ndërsa paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të njohura në Evropë. Sulmuesi shqiptar është futur në orbitën e Napolit dhe Aston Villas, të cilat po monitorojnë nga afër situatën e tij.

Sipas raportimeve të medieve turke, drejtuesit e dy klubeve kanë kontaktuar Trabzonsporin për të marrë informacione mbi kontratën e 24-vjeçarit dhe kushtet e mundshme të një transferimi gjatë kësaj merkatoje.

Muçi iu bashkua klubit turk verën e kaluar për rreth 8.5 milionë euro dhe brenda pak muajsh është shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës, falë paraqitjeve të tij bindëse.

Megjithatë, Trabzonspori nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli shqiptar. Klubi turk i ka vendosur kartonit të tij një vlerë prej 20 milionë eurosh, duke synuar të realizojë një fitim të konsiderueshëm në rast të një shitjeje.

Nga ana tjetër, trajneri Fatih Tekke dëshiron ta mbajë Muçin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. Tekniku turk e konsideron shqiptarin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij, duke vlerësuar aftësinë e tij për të luajtur si organizator, por edhe në të dy krahët e sulmit.

Lajme të tjera |  E KRYER/ I padëshiruar te Partizani, mesfushori i kuq huazohet te rivalët e Superiores

Nëse NapoliAston Villa apo ndonjë klub tjetër vendos të paguajë shumën e kërkuar prej 20 milionë eurosh, Trabzonspori do të siguronte një fitim prej rreth 11.5 milionë eurosh nga transferimi i futbollistit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us