GREQI- Babai 50-vjeçar, Fatmir Talellari që vrau kunatin në Greqi pasi i përdhunoi vajzën, ka shprehur një shqetësim nga burgu. Sipas avokatit të tij ai është i shqetësuar vetëm për fëmijët, pasi ka qenë mbështetësi i tyre.
“Klienti im ka kuptuar pasojat e veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre i vetëm. I ka siguruar jetë dhe i ka mbështetur financiarisht deri më tani”, tha për gegonota.news avokati i autorit, Vasilikos.
Pak ditë më parë 50-vjeçari mori vesh për abuzimin seksual që vajza e tij ka përjetuar që në moshën 9 vjeç nga vëllai i gruas së dytë Erjon Pelivani 33-vjeç dhe duke mos duruar këtë fakt, ai ka blerë një armë zjarri dhe e ka vrarë. I pajisur me armë zjarri, 50-vjeçari mori në makinë kunatin e tij dhe në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Ishte një plumb që i mori jetën në vend 33-vjeçarit Erjon Pelivani. Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka treguar krimin që kishte kryer. Ndërkohë, oficerët pasi shkuan në vendngjarje, gjetën trupin e pajetë të të riut me plagë në fytyrë. Marrja në pyetje e vajzës pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Vajza i ka thënë babait të saj, që ishte përdhunuar që prej moshës 9-vjeçare.