Debate me tone të ashpra mes moderatores Roza Latit dhe gazetares Ledjona Xheladinaj. E gjitha ka ndodhur sot, ditën e 3 të qëndrimit në shtëpinë më të njohur në vend. E gjitha ka nisur me komentin e gazetares, e cila tha se nuk njeh as prej banorëve. Ky fjalë ka sjellë reagime nga të dyja palët, që në një moment kanë nisur edhe me prekje fizike. omentet e Rozës, Ledjana nuk i priti aspak mirë, ndërsa e etiketoi moderatoren si “lilipute”, aty ku nisi edhe debati.
DEBATI MES TYRE:
Ledjona: Do kesh kohë ta njohës Ledjonën, nuk është ashtu siç e përshkrove ti. Ti qenke një shqiponjë dhe shpresoj që të jesh një shqiponjë e vërtetë sepse deri tani nuk është se më dukesh shqiponjë.
Ledjona: Të bësh zhurmë nuk do të thotë që po flet e kupton?
Roza: Kapu diku ku duhet o Ledojona dhe rri si femër jo si lac dhe fol mirë. Dhe liliputen ktheje mbrapsht se doli huq.
Ledjona: Po Roza, je një lilipute e lezetshme.
Roza Lati: O Ledjona të ecësh ashtu mes të debatit do të thotë që të lesh topin sepse nuk po e mban dot të triblim, mbaje. (E prek me dorë tek shpatulla)
Ledjona: Kujdes me dorën mos prek, nuk ta lejoj. Nuk ke konfidenca të ma bësh mua këtë, po je nga ata tipa që thua ec sa i mirë je.
Roza Lati: Mbaje topin në triblim zemra dhe kur flet, fol diçka me baza.