Zbardhet atentati i bujshëm në Don Bosko, Policia: U porosit nga Kasandër Noga dhe Kevin Suçi, autorët ngatërruan objektiv

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka zbardhur detaje për një ngjarje të rëndë kriminale, ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”.

Vocaj ka bërë me dije se është zbardhur vrasja e Erion Çelës dhe plagosja e 4 të tjerëve.

Sipas policisë, Kasandër Noga dhe Kevin Suçi paguan për vrasjen e shtetasit G.H i cili ishte objektivi i atentatit.

Megjithatë, sipas policisë autorët ngatërruan objektiv.

“Kasandër Noga dhe Kevin Suçi kanë paguar për vrasjen e një shtetasi, shkak hasmëria.  Autorët kanë ngatërruar objekti”, tha Vocaj.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us