Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka zbardhur detaje për një ngjarje të rëndë kriminale, ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”.
Vocaj ka bërë me dije se është zbardhur vrasja e Erion Çelës dhe plagosja e 4 të tjerëve.
Sipas policisë, Kasandër Noga dhe Kevin Suçi paguan për vrasjen e shtetasit G.H i cili ishte objektivi i atentatit.
Megjithatë, sipas policisë autorët ngatërruan objektiv.
“Kasandër Noga dhe Kevin Suçi kanë paguar për vrasjen e një shtetasi, shkak hasmëria. Autorët kanë ngatërruar objekti”, tha Vocaj.





