E gjithë bota në frikë nga një konflikt bërthamor/ Irani i qetë pas sulmit, Izraeli mendon kundërpërgjigjen

Izraeli ka njoftuar se Irani do të “paguajë” për sulmin e paprecedentë me më shumë se 300 drone, që ndodhi të shtunën mbrëma. Ushtria izraelite njoftoi se së bashku me partnerët e saj kishte kapur 99 për qind të këtyre mjeteve fluturuese që ishin nisur në drejtimin e tyre. Kabineti i luftës i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk e mori një vendim dje, por pritet ta bëjë shumë shpejt. CNN raporton se presidenti amerikan Joe Biden dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë u kanë thënë zyrtarëve izraelitë se SHBA-të nuk do të marrin pjesë në asnjë veprim kundër Iranit.

Gjithashtu, “Shtëpia e Bardhë” beson se as izraelitët nuk duan një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin, edhe pse të shtunën ndihmuan në rrëzimin e dhjetëra dronëve. Por Fawaz Gerges, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës së Lindjes së Mesme në ‘London School of Economics’, kritikoi aftësinë e Biden për të menaxhuar krizat në Lindjen e Mesme.

“Strategjia e administratës së Bidenit ka dështuar. Biden po e çon SHBA-në në një luftë katastrofike në Lindjen e Mesme. Qëllimi i tij është të parandalojë përhapjen e luftës në Gaza në vendet fqinje dhe tani është e qartë se ai ka dështuar. Biden ka dështuar të ndikojë në vendimet e Netanyahut,”- tha Gerges për NBC.

Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se presidenti amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij kanë frikë nga një “përshkallëzim katastrofik” në Lindjen e Mesme dhe se fakti që ai e bindi Netanyahun që të mos përgjigjet menjëherë ndaj sulmit të Iranit është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Media britanike gjithashtu raporton se një zyrtar i lartë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden u tha gazetarëve mbrëmë se kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të “mendonte me shumë kujdes” përgjigjen e tij.

“Netanyahu do të donte të shkatërronte objektet bërthamore të Iranit”

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Mediat izraelite, megjithatë, shkruajnë se mund të pritet një përgjigje nga Izraeli. “The Guardian” shkruan se iranianët janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm se Netanyahu – në mënyrë ideale – do të dëshironte të shkatërronte objektet bërthamore të Iranit, të cilat ai i ka parë prej kohësh si një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Mendohet se izraelitët kanë në magazina 80-400 koka bërthamore, të cilat mund t’i dorëzojnë në disa mënyra – me aeroplanë, raketa lundrimi të lëshuara nga nëndetëset ose raketa balistike “Jericho”. Edhe pse po vlerësohen disa opsione sesi mund të vazhdojë lufta, Teherani zyrtar pretendon se i ka “larë hesapet” me Izraelin, ndërsa i kërkon SHBA-ve të mos ndërhyjnë.

A ka Irani armë bërthamore?

Ndërsa Izraeli konsiderohet një “fuqi bërthamore e padeklaruar”, programi bërthamor i Iranit është i avancuar, por i mungon aftësia për armë bërthamore. Irani ka avancuar ndjeshëm programin e tij bërthamor që kur administrata e Donald Trump u tërhoq nga JCPOA e vitit 2015, e kritikuar gjerësisht si jo mjaft e ashpër në frenimin e ambicieve të Iranit. Irani është i vetmi vend pa armë bërthamore që prodhon 60 për qind të uraniumit të pasuruar dhe ka karburant të mjaftueshëm bërthamor për rreth tre bomba. Siç shkruan “Times of Israel”, Irani aktualisht ka 150 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, që mjafton.

Lajme të tjera |  Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë – Durrës, shkrumbohet nga flakë një automjet (VIDEO)

Por raportet e inteligjencës amerikane thonë se nuk ka asnjë provë që Irani ka rifilluar punën për të ndërtuar raketën bërthamore që u përpoq të ndërtonin ë vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Por paralajmërohet se Teherani ka përshpejtuar prodhimin dhe funksionimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit, karburanti i përdorur si për bombat ashtu edhe për termocentralet bërthamore.

Me këto zhvillime, Irani do të mbetet një kërcënim për Izraelin dhe aleatët dhe interesat e SHBA-së në rajon. Ndryshe nga qetësia sesi SHBA-të e kanë trajtuar luftën e saponisur, Britania e Madhe synon të vendosë sot sanksione të reja financiare ndaj Iranit, të cilat mund të shpallen nga kryeministri Rishi Sunak. Hakmarrja e Iranit që ndodhi fundjavën e kaluar pritej që nga 1 prilli, kur një sulm ajror izraelit në konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian të Damaskut vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë komandantin dhe zëvendësin e tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us