“S’ka bashkëpunim politik me PL-në“, Meta i përgjigjet kreut të PD: Basha dhe kur fle gënjen

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat.

Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.

”Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni. Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.”, tha ai.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us