Ato 2 rastet e Armando Brojës përballë Spanjës, padyshim do të mbeten në mendjen e çdo shqiptari e akoma më shumë, vetë Brojës. Talenti shqiptar, i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në TV Klan, tregoi emocionet dhe atë ç’ndjeu në ato momente.
“Nuk e pashë fare portierin, kur luaj në Angli ndonjëherë i dëgjon shokët kur flet dhe e kupton situatën. Por, nuk dëgjova asgjë thjeshtë pashë Asllanin dhe i rashë direkt pasi mendova se do dilte portieri. Kur i gjuajta dhe pashë portierin në vend thashë, s’kam ç’të bëj tani.
Në rastin e dytë nuk pata fare kohë, ishte instikt. Nuk ka kohë të mendosh. Portierin e njoh mirë pasi luan te Arsenal, u çudita si e priti. Kërceu si kangur”, tha Broja.





