KATEGORIA E PARË, SEZONI 2024/25
Kategoria e parë nisi sot rrugëtimin për sezonin 2024/25. Të gjitha takimet nisën në orën 17:00, ndërsa 10 gola u shënuan në total.
Vetëm sfida mes Korabit dhe Lushnjës përfundoi pa gola. Në anën tjetër zhgënjimi i madh ishte te Flamurtari, që humbi me përmbysje 1-2 përballë Burrelit.
Fitore korrën dhe Vora me Besën, që konsiderohen pretendente këtë sezon. Kukësi ndërkohë mposhti Erzenin me rezultatin 1-0.
REZULTATET E JAVËS SË PARË:
Flamurtari 1–2 Burreli (21′ Fernando; 30′ Ferruku, 50′ Hoti)
Flamurtari: Frashëri, Hasa, D. Pjeshka, Atanda, Trashi, P.Pjeshka, Batha, Marku, Hoxhaj, Fernando, Shkurtaj
Burreli: Dani, Xakaj, Muriel, Shkalla, Fetaj, Paloka, Junior, Hoti, Sikel, Zani, Ferruku
Valbona 0–1 Besa (64′ Indio Oliveira)
Korabi 0–0 Lushnja
Kukësi 1–0 Erzeni (78′ Beshiraj)
Pogradeci 3–1 Kastrioti (24′ Panadic, 72′ Pengu, 86′ Pius; 76′ Ajazi)
Vora 1–0 Apolonia (32′ Kasalla)





