Banesat në zonën e Kalasë në Vlorë janë dëmtuar për shkak të rënies së gurëve nga një shkëmb. Një nga banorët tha se ato kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë humbur shtëpitë e tyre. Ai tha se përmbytjet sollën baltë dhe gurë në shtëpi gjë që i ka kthyer shtëpinë të papërshtatshme për të jetuar.
“Nuk futemi dot në shtëpi. Aq shumë shira të rrëmbyeshëm kanë rënë saqë ne na kanë bllokuar komplet hyrjen, na janë mbushur dhomat me gurë dhe me baltë. Dëmet janë të mëdha, nuk kemi as tesha për t’u mbuluar. Kemi bërë thirrje dhe nuk na janë përgjigjur”, tha banori.
Banori tha se në momentin kur gurët filluan të binin, ai kanë dalë jashtë dhe kërkuan ndihmë nga instuticionet, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Ai bëri thirrje për ndihmë dhe mbështetje, pasi është pa shtëpi.
Një ditë më parë, situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për shkak të prurjeve, 33 familje me 55 anëtarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në konfikt. Të tjerët kanë mbetur pa energji elektrike deri në largimin e ujit nga kabinat elektrike. Në Vlorë ka shkuar edhe Ushtria, e cila po punon puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve. Por edhe Ministria e Mbrojtjes, njëjtë si Bashkia, njofton se situata po shkon drejt përmirësimit.





