Nga Bylis- Laçi te Elbasani – Dinamo dhe Partizani – Teuta, të gjithë “sy e veshë” nga Superiorja

Superiorja ditën e sotme vjen me takime mjaft të rëndësishme, ku në lojë është mbijetesa dhe “Final – Four”. Kështu 3 takime do të marrin vëmendjen e tifozëve.

Në orën 14:00 do të luhet përballja mes Bylisit dhe Laçit, sfidë që zhvillohet në “Adush Muça”. Si ballshiotët ashtu edhe kurbinasit ndodhen në zonën e mbijetesës, teksa vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim. Dueli mes tyre është një sfidë direkte për t’iu larguar fundit të klasifikimit.

Ndërkohë në orën 18:00 do të jetë radha e Elbasanit dhe Dinamos për t’u përballur mes tyre në “Elbasan Arena”. Një duel mjaft spektakolar pritet mes dy skuadrave që kanë si qëllim kryesorë renditjen në “Top-4”.

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Paralelisht me këtë takim do të luhet edhe përballja mes Partizanit dhe Teutës. Duel ky që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”. Kryeqytetasit vijnë si vendi i dytë në kampionatit në këtë përballje dhe në shtëpi tentojnë një tjetër fitore për të rimarrë vendin e parë në klasifikim, ndërsa durrsakët tentojnë 3 pikët për të kapur “Final – Four”.

Nga Bylis- Laçi te Elbasani – Dinamo dhe Partizani – Teuta,

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us