Shqipëria pret Çekinë në stadiumin Kombëtar dhe shumë prej futbollistëve lindor kanë dhën opinionet e tyre ndër sfidën e Nations League.
Petr Trapp kaloi disa muaj tek Flamurtari i Vlorës dhe është ndër të paktit lojtarë çek që kanë kaluar në tokën shqiptare. Çeku ndejti në Vlorë vetëm për një gjysëm sezoni. I pyetur për sfidën mes 2 vendeve që I njeh mirë, Trapp shpreh ende mall për vendin tonë.
“Shqipëria është specifike shumë përfaqësues janë rritur në Itali. Ata mësuan bazat andej. Është I pabesueshëm niveli ku kanë arritur. Nuk mund të kemi zili ndaj tyre, po duhet t’iu heqim kapelen për atë çfarë kanë arritur.
Njerëzit në Shqipëri ishin miqësorë. Është e vështirë që dikush që nuk ka qenë ndonjëherë në Shqipëri të arrijë të perceptojë si vendi funksionon. Vendi më befasoi shumë. Njerëzit janë më të relaskuar se në Çeki, gëzojnë mirëqenie. Nëse dhe klubi do të funksiononte si në atdheun tim, atëherë do të kisha ndejtur më shumë.
Referencat për të ardhur në Shqipëri ishin të mira. Klubi kishte plane të mëdha. Isha në Vlorë që në verë dhe gjatë muajit nëntor përfundova aventurën. Nuk më kanë paguar. Fatkeqësisht më ka ndjekur tersi në karrierë.”, u shpreh ish-mesfushori Petr Trapp.





