“Kokë më kokë” në “Air Albania” për kreun e grupit, Shqipëri – Çeki nën lupën e STATISTIKAVE

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë në orën 20:45, përballje që do të zhvillohet në “Air Albania”. Një duel direkt për kreun e grupit B1 në Nations League, pasi vetëm 1 pikë i ndan dy ekipet mes tyre.

Kuqezinjtë e Sylvinhos janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi në çdo rast tjetër do të humbin shanset për kreun e grupit. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft e luftuar mes skuadrave dhe statistikat e thonë diçka të tillë.

Në 4 duelet direkte mes tyre, Shqipëria ia ka dalë të fitojë vetëm 1 ndeshje. 2 takime janë përfunduar në favor të Çekisë dhe vetëm në një rast janë ndarë në barazim.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë në portën e çekëve 5 gola, ndërsa kanë pësuar 6 të tillë. Fitorja e vetme e skuadrës tonë ndaj çekëve është 3-0 në “Air Albania”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Në atë takim do të shënon Asani dhe Taulant Seferi dopietë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us