“Sfida e Vitit”, media sportive çeke me “sytë” nga Tirana

Në Çeki po e presin me entuziazëm sfidën e Tiranës me Kombëtaren. Është një takim me shumë vlerë për sa i takon pikëve dhe këtë e tregon interesimi i madh.

Ndeshja në stadiumin Kombëtar transmetohet gjerësisht nga stacionet e jashtme të sportit dhe një ndër to është dhe stacioni televiziv çek. Sfida e Shqipërisë në vendin e kundërshtarëve jepet në kanalin e CT Sport, që njihet shumë në Republikën Çeke për edicionet sportive.

Një tjetër stacion që e transmeton përballjen është edhe CT Sport Plus, i përfshirë në paketën sportive çeke.

Transmetimi i paraprin të gjithë programacionit dhe është në menunë kryesore të mbrëmjes duke tërhequr të gjithë shikueshmërinë në Çeki.

Ora 20:00 shënon fillimin e programit të para ndeshjes pasi takimi starton në orën 20:45. Media sportive çeke e quan takimin si “Sfida e Vitit”, pasi dihet kreu të jep mundësinë të luftosh për nëj vend në Botëror.

Lajme të tjera |  “Broja është lojtar që mund t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Ndeshje delikate, do të fitojë ekipi që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us