Paraqitjet fantastike në Itali, Juventusi “çmendet” pas sulmuesit shqiptar

Arman Durmishi është kthyer në një fenomen në Itali dhe Juventusi është “marrosur” pas tij. Talenti i Komëbtares U-17, i cili luan me të rinjtë e Juves, po shkëlqen këtë sezon.

Paraqitjet e tij në fushën e lojës janë prej një veterani dhe tashmë çdo gjë është në monitorimin e Matteo Cioffi. Ky i fundit është edhe trajneri i shqiptar te Juventuesi U-17.

Fokusi i bardhezinjve sigurisht që tashmë është kthyer edhe tek talenti shqiptar, me drejtuesit që shpresojnë që sulmuesi të kalojë shumë shpejt hirearkitë dhe të bëhet pjesë e ekipit të parë, pasi për të kanë mjaft pritshmëri dhe mendojnë që në të ardhmen t’i dorëzojnë “çelësat” e sulmit.

Lajme të tjera |  Plas tek Interi/ Calhanoglu ‘masakron’ Lautaron: Një lider i vërtetë nuk kërkon fajtorë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us