SPAK sekuestron telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj! Burime: Asnjë kontroll në banesë

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror të nisur disa muaj më parë nga prokurori Ols Dado.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot, 6 dhjetor, në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar asnjë kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës.

Lajme të tjera |  Marco Rubio vjen në Tiranë! Ambasadori Bushati: Pranoi ftesën për të vizituar Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us