Falen GJOBAT/ Mazhoranca miraton me 73 vota PRO ligjin për anulimin e tyre!

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak para mesnatës vetëm me votat e PS (në mazhorancë) ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, për ndërtimet pa leje të vendosura nga 1 janari 2015 – 30 nëntor 2024.

Gjithashtu amistohen gjobat për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat, në këtë periudhë.

Ndërkohë maxhoranca rrëzoi amendamentin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit për anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin.

Projektligji “Për anulimin e masave administrative” u miratua me 73 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim në fund të një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të 19 dhjetorit dhe përfundoi në mesnatë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us