Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak para mesnatës vetëm me votat e PS (në mazhorancë) ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe qytet, për ndërtimet pa leje të vendosura nga 1 janari 2015 – 30 nëntor 2024.
Gjithashtu amistohen gjobat për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat, në këtë periudhë.
Ndërkohë maxhoranca rrëzoi amendamentin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit për anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin.
Projektligji “Për anulimin e masave administrative” u miratua me 73 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim në fund të një seance maratonë që nisi në orën 10:00 të 19 dhjetorit dhe përfundoi në mesnatë.





