E PAPRITUR/ Prokuroria nis hetimet, portieri i Serie A akuzohet për përfshirje në baste sportive

Serie A mund të jetë “bazë” e një rasti të mundshëm bastes në futboll. Është pikërisht portieri i Udineses që dyshohet se është përfshirë në baste sportive, sipas asaj që raporton “Il Messagero”.

Gardiani i Udineses, Maduka Okoye thuhet të jetë përfshirë në bastet sportive. Ai ka marrë me qëllim karton të verdhë në ndeshjen kundër Lazios, sfidë e zhvilluar më 11 mars të vitit 2024.

Ky rast është raportuar nga Sisal. Në krahun tjetër, Prokuroria Publike e Udineses ka nisur hetimet për portierin 25 vjeçar. Ndërkohë që ky i fundit është njoftuar për rastin e ndodhur në fund të dhjetorit që lamë pas.

Lajme të tjera |  Mungon vetëm zyrtarizimi, Ismajli sapo ka mbërritur për vizitat mjekësore me klubin italian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us