“Ka 2-3 vite që punohet”, drejtori i Dinamos beson tek titulli: Mund t’i shkojmë deri në fund

Luan Pinari ka folur në News24 për ecurinë e Dinamos në Superiore si drejtori sportiv i klubit. Lajm i bujshëm i përcjellur prej ish-futbollistit është ai për Baton Zabërgjën dhe 5 lojtarë të tjerë.

Drejtori ka zbuluar se për “yllin” e bluve ka oferta konkrete por jo vetëm. Sipas Pinarit në dyert e dinamovitëve kanë trokitur ekipe dhe për 5 elementë të tjerë të skuadrës.

“Jo vetëm Zabërgja, ka patur 4-5 lojtarë që kanë marrë oferta. Ne nuk jemi kundër daljeve, në këto momente. Në bazë të ofertave që janë në të mirë të klubit, do të bëhet vlerësimi i duhur. Ofertat nuk kanë munguar.

Më vjen mirë që është një ndeshje që luhet për titullin, për vendet e para. I mungonte futbollit shqiptar kjo përballje në të tilla nivele.

Është bërë një punë e mirë, ka 2-3 vite që punohet. Duhet të theksoj se ka rëndësi një gjë, te Dinamo kemi mësuar nga gabimet dhe jemi ku jemi. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë objektivat e sezonit.

Lajme të tjera |  Partizani rikthehet në Tiranë, Skënder Gega “surprizon” futbollistët

Duke besuar te cilësitë që ka kjo skaudër, mund t’i shkojmë deri në fund. Në final four, do na duhet pak fat. Rivalët pastaj, janë aty-aty, në të njëjtin nivel”, u shpreh Pinari.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us