Spikat derbi mes Tiranës dhe Dinamos, mësoni duelet e sotme në Superiore

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshje mjaft të luftuara në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. 6 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë, teksa do të luhet në 2 orare të ndyshme.

Gjithçka do të nisë me sfidën mes Bylisit dhe Skënderbeut, takim që do të zhvilllohet në “Adush Muça” në orën 14:00. Një sfidë direkte mes skuadrave për mbijetesën dhe 3 pikët janë mëse të detyrueshme për qëndrimin e tyre në Superiore.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Rrogozhinë dhe Elbasan. Në “Egnatia Arena” do të sfidohen mes tyre Egnatia dhe Teuta. Sfidë kjo që do të luhet nën dritën e prozhektorëve për herë të parë në stadiumin e Egnatias

Lajme të tjera |  Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Sfida tjetër dhe që merr vëmendjen më të madhe të ditës së sotme është përballja mes Tiranës dhe Dinamos. Bardhebutë dhe “Blutë” do të luajnë derbin e 3-të mes tyre të këtij sezoni, takim që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Një takim ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj dhe pritet të jetë mjaft e luftuar.

Spikat derbi mes Tiranës dhe Dinamos, mësoni duelet e sotme në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us