A do ta largoni Berishën nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

Kandidati i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe fushatën elektorale.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se nëse do të humbasin zgjedhjet, a do ta zgjidhnin Berishës sërish kryetar partie, Xhaferri tha se në këtë rast do të zbatohet neni Basha.

A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet?

Xhaferri: Ajo quhet neni Basha në statut, që një kryetar partie humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk rigaron më. Pra nëse humb zgjedhjet lokale rigaron, nëse rizgjidhet ose jo, nëse humb zgjedhjet e përgjithshme nuk lejohet të garojë.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us