Adriana Kalaja vazhdon AKUZAT ndaj Jorida Tabakut: Si e përfitoi “Sudja” vilën në Hamallaj?

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Adriana Kalaja vijon me akuzat ndaj koleges së saj, tashmë deputetes Jorida Tabaku. Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në një postim në rrjetet sociale, Kalaja, e cila nuk ia doli dot që të merrte mandatin e deputetes, akuzoi Tabakun për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Edhe kësaj here, pretendon të njëjtën gjë, duke shtuar edhe detaje të tjera. Sipas saj, deputetja demokrate duhet të dorëzojë celularin dhe të gjitha mjetet e komunikimit në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pretenduar se demokratja ka pasur kontakte me eksponentë të Partisë Socialiste. Gjithashtu flet edhe për një vilë.

“Të nxjerë dhe letrat sesi e përfitoi falas vilën në Hamallaj, se kam që në shtator të 2021 që ja kerkoj… Ata e dinë se unë nuk tërhiqem kur i futem një gjëje. Kaq për sot. Shihemi së shpejti!,”-shkruan Kalaja, ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe njëherë me një foto të saj në poligonin e qitjes me një armë zjarri në duar.

POSTIMI I PLOTË:

Në vend të një replike……… Më thonë se qenkan shqetësuar “fansat” e Sudes e paskan filluar sulmin ndaj meje. Të paprecedentë! Natyrisht me sponsorizim të pushtetit dhe oligarkëve. Paburrërisht në fakt. Ashtu siç dinë ata. Pa praninë time. Për ta mbyllur këtë temë (jo si çështje se ajo do shkojë deri në fund por këtu në fb), se nesër kemi punë të tjera, për mua korrupsioni dhe krimi, aq më pak ai elektoral nuk kanë ngjyrë dhe se unë politikën e shoh si moral. Meqenëse sot pashë që Sudes “i kishte ardhë goja”, dhe që në të gjithë atë rrëfim që më sollën miqtë, kishte thënë shumë, por nuk kishte thënë asgjë, dhe se sulmi mediatik i sponsorizuar ndaj meje vijon, vendosa të jap disa sqarime: Së pari, unë nuk bëj kompromis me të parimet e mia; Së dyti, unë akuzoj vetëm bazuar në të vërteta e prova; Së treti, mua nuk më shtyn askush, me apo pa pagesë, me sms gjatë apo para emisionit. Që të mos Ju lodh më shumë, ja ta zemë se unë e kam gabim dhe po akuzoj pa fakte e prova? Çojini fjalë mbrojtësve të Sude Yuridës, se mirë do ishte të rekomandonin “miken” e tyre që t’i drejtohet Gjykatës me padi civile apo penale për shpifje, por para se ta bëjë këtë të shkoj në SPAK e të dorëzojë: 1. Celularin, gjithë mjetet e komunikimit dhe ato elektronikë. 2. Pamjet filmike të numërimit në KZAZ. Upssssss se harrova. Të nxjerë dhe letrat sesi e përfitoi falas vilën në Hamallaj, se kam që në shtator të 2021 që ja kerkoj….. Ata e dinë se unë nuk tërhiqem kur i futem një gjëje. Kaq për sot. Shihemi së shpejti….. PS: Këta të paburrat që marin përsipër të më sulmojnë në mungesë, i ftoj në debat te emisioni i tyre apo diku tjetër në ditën dhe televizionin që ata duan.

Dje, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur poshtë akuzat e kandidates Adriana Kalaja. E ftuar në “Kjo Javë”, Tabaku u shpreh se nëse ka pasur një person që ka denoncuar oligarkët, ka qenë pikërisht ajo, dhe ndaj këto akuza i duken të pabaza. Ajo preferoi të mbetej me përgjigjen e dhënë nga kryedemokrati Sali Berisha, kur tha se Tabaku ka bërë një fushatë të denjë.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us