Afro 250 milionë euro vetëm në sulm, “zbulohen” formacionet e “finales” Kosovë – Turqi

Teksa në ndajnë edhe pak orë nga ndeshja e shumëpritur Kosovë – Turqi, kanë filluar të “zbulohen” lëvizjet e trajnerëve Foda dhe Montella. Me shumë gjasa, trajneri i “Dardanëve” nuk pritet të bëjë ndryshim në modul apo emra karshi Turqisë.

Në portë pritete të jetë Muric, për të vijuar me kuartetin defensiv Dellova-Hajrizi-Hajdari-Gallapeni. Foda nuk ka ndërmend të heq dorë me dyshen e qendrës në mesfushë Rexhbecaj-Hoxha, kurse Vojvoda dhe Muslija do “ndihmojnë” nga krahët me inkursionet të shpejta.

“Vrastarët” Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, do të jetë udhëheqësit e Kosovës në manovrat sulmuese, sikurse rreziku numër një për portën tuke. Nga krahu tjetër, Montella pritet t’i besojë sistemit 4-2-3-1.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Cakir nuk “preket” në portë. Kadioglu-Bardakci-Akaydin-Celik do të përbëjnë linjën mbrojtëse, të mbështetur më sipër nga Yuksek dhe Calhanoglu.

Faza sulmuese e Turqisë është e “frikshme” në emra dhe vlerë. Yildiz-Guler-Yilmaz, teksa Akturkoglu do mbajnë profilin e “pykës”. Fazat ofensive e të dyja përfaqësuese në këtë formacion të mundshëm, arrin saktësisht 247.5 milionë euro.

FORMACIONET E MUNDSHME

Vlera e sulmuesëve në këtë 11-she nga të dyja kampet

Muriqi – 4.5 milionë euro

F.Asllani – 30 milionë euro

Yildiz – 75 milionë euro

Guler – 90 milionë euro

Yilmaz – 26 milionë euro

Akturkoglu – 22 milionë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us