Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Mjeti bie në kanal, humb jetën 35-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhu mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit tek rrethrrotullimi i Kolonjës, ku automjeti tip ‘Volksëagen golf’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin kullues.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi një 35 vjeçar nga Tirana. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës, të cilët kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us