Aksidenti i rëndë në Fier, kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën (EMRAT)

Vangjel dhe Marga Ajdini është çifti i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në orën 05:30 në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”.

Një autobot që drejtohej nga Sazan Arapi u përplas me fordin ku udhëtonte çifti Ajdini. Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në autobot, Arjanisa Arapi, e cila dyshohet se është bashkëshortja e tij kanë mbetur të lënduar.

Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  “Luftë hibride” - Erion Braçe "replikon" me Ramën: Duhet të na sqarosh sepse jemi në tokën e Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us