Aktori shqiptar bullizohet për origjinën në Greqi, reagimi i ashpër në rrjetet sociale

Aktori i famshëm shqiptar në Greqi, Aris Tsapis iu është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale që e bullizon atë për origjinën e tij.

Një ndjekës atë e ka kritikuar atë pasi është shprehur gabim në greqisht, dhe i ka komentuar: Kështu e thua në Shqipëri?

Aris Tsapis i është përgjigjur komentuesit me një video, ku tha se nuk e di se kush qëndron pas llogarisë që ka komentuar, por personi në fjalë duhet të tregojë identitetin e vetë kur lë komente të tilla.

“Nuk e di kush fshihet pas këtij profili, por në foton e profilit është një vajzë shumë e vogël. Shpresoj, shpresoj që të mos jetë kjo vogëlushja që i shkruan këto dhe nëse është dikush më i madh, mami apo babi i saj, nuk e di kush, më mirë mbani fytyrën tuaj kur shkruani këto komente dhe jo të fëmijës tuaj. Nëse nga ana tjetër është kjo vogëlushe… natën e mirë”, tha ai.

Aris Tsapis, u bë i njohur për publikun televiziv nga roli i Thanasis në serialin “Të lumtur së bashku”. Ai është martuar një vit më parë Irini Xpynito.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us