Alarmante në Rinas / Shtetasi indian hap derën e emergjencës së avionit “Air Albania pasi u ngrit nga pista (PAMJET)

Një avion i “Air Albania” është detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak çaste pas nisjes, për shkak të një incidenti në bord.

Mësohet se një shtetas indian që po deportohej me këtë avion, ka hapur derën e emergjencës menjëherë sa është ngritur avioni.

Fatmirësisht, avioni që ishte nisur për në Stamboll është ulur sërish në pistë, teksa po punohet tashmë për riparimin e derës së emergjencës.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kanë zbritur nga avioni në pritje të rregullimit të derës, për t’u nisur sërish.

Alarmante në Rinas / Shtetasi indian hap derën e emergjencës

Dera e emergjencës e avionit Air Albania e hapur
Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us