Alen Sherri debutoi kundër Milanit, portieri i Kombëtares projektohet sërish titullar në Seria A

Alen Sherri debutoi në Seria A kundër Milanit, sfidë 9 nëntorit që Kaljari e barazoi 3-3. Pas atij takimi pasoi Liga e Kombeve ku Sherri u grumbullua nga Kombëtarja shqiptare.

Sfida e radhës për Kaljarin luhet në transfertën e Xhenoas. Një ndeshje delikate, që zhvillohet ditën e diel prej orës 12:30.

Alen Sherri mund të jetë sërish titullar, sipas asaj që raportohet nga jashtë Shqipërisë. Trajneri David Nikola do i besonte kështu gardianit shqiptar, sfidën delikate ku luajnë dy skuadra me pikë të barabarta.

Kaljari dhe Xhenoa ndodhen respektivisht në vendin e 16 dhe 17 të Seria A.

Formacioni i mundshëm:

Kaljari: Sherri; Zapa, Palomino, Luperto, Augelo; Makumbu, Deiola; Zortea, Viola, Luvumbo; Pikoli

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us