Ambulanca përplaset me makinën në Durrës, plagoset pacientja dhe dy të tjerë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet gjatë rrugës për në spital.

Brenda autoambulancës mësohet se ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për ndihmë mjekësore. Ajo ishte e shoqëruar nga burri i saj dhe një infermiere, por udhëtimi i tyre urgjent mori një kthesë të papritur.

Paraprakisht deklarohet se të tre kanë marrë dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit që shkaktoi trafik të rënduar në aksin Kavajë-Plepa, duke bllokuar dhe një autokolonë me mjete ushtarake që lëvizte në rrugë.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us